E enjte, 06 Gusht 2020
17:58
Afrika e Jugut, rreth 10.000 viktima si pasojë e Covid-10

Duke shënuar 414 vdekje të reja të lidhura me virusin, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Afrikën e Jugut ka arritur pothuajse në 10.000.

17:54
1.19 milionë të papunë të rinj brenda një jave

Regjistrimet për papunësi u ulën sërish në SHBA, pas dy javësh rritje për shkak të shpërthimit të ri të rasteve të infektimit me COVID-19 në vend, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

17:48
Covid-19 në SHBA/ Shkon në mbi 161 mijë numri i viktimave, rreth 5 milionë të infektuar

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 161.669, prej të cilëve 1.325 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:38
(FOTO) I mbuluar nga gjaku… Gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i portit në Bejrut

Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut të martën (4 gusht), autoritetet po përpiqen me sa të munden për të shpëtuar sa më shumë persona të lënduar.

17:27
Greqia firmos marrëveshjen e delimitimit detar me Egjiptin

Greqia dhe Egjipti kanë firmosur sot marrëveshjen për ndarjen e zonës ekskluzive ekonomike mes tyre.

17:22
​Hoti: Së shpejti do ta miratojmë planin e shpërndarjes së mjeteve për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjnë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura.

17:10
​Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Në Komunën e Malishevës një person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit dhe shtatë raste të reja me infeksion janë regjistruar në 24 orët e fundit.

17:00
Bejrut/ Shkuan për të ofruar ndihmë por u zhdukën papritur, publikohen pamjet e fundit të zjarrfikësve (FOTO)

Bejruti ka marrë pamjen e një fushëbeteje, për shkak të shpërthimit të fuqishëm që ndodhi të martën, e ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën 137 persona dhe mbi 5.000 të tjerë raportohen të lënduar.

16:50
Emri/ Kapet i riu në doganën e Bllatës, me 370 kg kanabis në kamion drejt Maqedonisë së Veriut

Një 26-vjeçar është ndaluar ditën e sotme në doganën e Bllatës në Dibër pasi kishte ngarkuar kamionin me mbi 370 kilogramë kanabis.

16:45
Republika Demokratike e Kongos, shkon në 74 numri i rasteve të Ebolës

Së paku 74 raste të virusit të Ebolës janë regjistruar në shpërthimin e fundit në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

16:37
Shtetasja turke e plagosur në Bejrut: Nuk mund të besoj se mbijetova

Shtetasja turke Nur Coşkun e cila shpëtoi duke u plagosur nga shpërthimet që ndodhën më 4 gusht në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, tha se nuk mund të besojë se ka mbijetuar për shkak të ashpërsisë së shpërthimit.

16:27
(Statistikat) Rritje e numrit të infektimeve në vend/ 6 persona humbën jetën në 24 orë

Një tjetër rritje e infektimeve dhe viktimave si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 531 testime dhe janë konfirmuar 127 raste të reja pozitive dhe 6 humbje jete, si dhe janë shëruar 32 qytetarë.

16:22
E bukur si e ëma! Vajza e Monica Bellucit akuzohet për operacione plastike, 15-vjeçarja nxjerr faktet (FOTO)

Vajza 15 vjeçare e Cassel dhe Monicca Belluccit është akuzuar nga njerëzit se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

16:14
Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 127 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e Covid-19, në vendin tonë.

16:10
​Pompeo javën e ardhshme për vizitë në Slloveni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të arrijë javën tjetër në Slloveni, si pjesë e një turneu katër-ditor në Evropë.

16:05
Mbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme në Bruksel

Brukseli do t’u kërkojë njerëzve që të mbajnë maska në hapësira publike – të jashtme dhe të mbyllura – nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, tha qeveria rajonale të enjten.

15:59
​Lufta antiCOVID-19, Italia dërgon një ekip ushtarak-mjekësor në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një telefonatë me homologun italian Luigi Di Maio, nga i cili ka marrë konfirmimin për ndihmën e Italisë në luftimin e pandemisë koronavirus.

15:47
E rrahu dhe abuzoi seksualisht me të dashurën, pranga 24-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

15:40
Mazniku: Qeveria na ka miratuar financimin për ndërtimin e dy lagjeve të reja, “5 Maji” dhe Kombinati

Projektit për dy lagje të reja tek “1 Maji” dhe në Kombinat, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, i është hapur drita jeshile.

15:39
Maqedoni e Veriut/ 6 viktima dhe 113 raste të reja me COVID-19

6 viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit me COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

15:37
“Mjekët e familjes po ndjekin mbi 1 mijë të prekur me Covid19”, Manastirliu: Protokolle të përcaktuara për ndjekjen e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid19, por që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.

15:31
Zyrtare/ Mercedes konfirmon Valteri Bottas edhe për sezonin e ardhshëm

Skuadra kampione në fuqi e Formulës 1, Mercedes ka njoftuar sot se ka rinovuar kontratën me pilotin finlandez Valteri Bottas edhe për vitin 2021, duke zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon të pestë.

15:30
Superliga është plani B, Bregu dëshiron transferimin jashtë Shqipërisë

Dejvi Bregu u konsiderua si një talent që në çastin kur shënoi golin e parë në karrierë në Kategorinë Superiore më 4 Prill të 2015-ës, në një sfidë mes Flamurtarit e Tiranës.

15:26
​Vjosa Osmani: Nuk kam blerë tokë në vlerë 100 mijë euro në kohë pandemie

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar ndaj raportimeve se ajo ka blerë tokë në vlerë 100 mijë euro në kohë pandemie, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

15:23
Plazhi i ndërprerë/ Në Shëngjin moti i keq trembi pushuesit

Covid 19 solli dëme mjaft të mëdha në turizëm për këtë vit por si të mos mjaftonte edhe moti i pa qëndrueshëm po largon pushuesit nga zonat bregdetare.

15:13
Debate për pronat e Shkëlzenit/ Reagime nga familjarët e viktimave të Gërdecit dhe politika

Publikimi i dokumenteve që tregonin se si Shkëlzen Berisha arriti të blejë prona me vlerë disa milionë euro sollën menjëherë reagime jo vetëm nga politika.

15:08
Durrës, u dëmtuan shtëpitë nga tërmeti/ Emigrantët kërkojnë kompensim: Të na rivlerësohen

Nëntë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, procesi i rindërtimit në Durrës po përballet me vështirësi dhe reagimin qytetar për mungesën e transparencës dhe vlerësimin e gabuar të dëmeve në pallatet e tyre të banimit.

15:06
Kosovë/ 16 të vdekur dhe 196 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.

15:05
Shqipëria humb 1.8 miliardë euro/ Tërmeti dhe pandemia gjunjëzoi ekonominë shqiptare

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 miliard euro. Ky është parashikimi që ka bërë qeveria shqiptare në buxhetin e rishikuar.

15:04
Vala e dytë po vjen/ Rriten infektimet në Evropë

Franca, Spanja, Gjermania dhe Greqia janë mes vendeve evropiane që po regjistrojnë rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit duke shtuar frikën e një vale të dytë infektimesh gjatë sezonit të pushimeve.

14:59
Michelle Obama: Vuaj nga depresioni i lehtë

Ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama tha se ajo vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për shkak të pandemisë, padrejtësive raciale dhe hipokrizisë të administratës Trump.

14:56
“Njerëzit torturohen dhe nuk marrin shërbimin”/ Kryetari i degës së PD në Greqi: Skandal, prej orësh radhë në ambasadë

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci ka publikuar një video në facebook nga Ambasada shqiptare në Athinë, ku prej orësh njerëzit presin në radhë për të marrë shërbime, shkruan ai.

14:54
Kina rrit testimet/ Afro 5 milionë tamponë në ditë

Kina raportoi 37 raste të reja simptomatike të Covid 19 dhe 20 raste të reja asimptomatike të enjten, sipas komisionit kombëtar të shëndetit. Ky i fundit, i numëron rastet pozitive me dhe pa simptoma në bilance të ndara.

14:46
Përdorimi i kanabisit/ Nuk bën mire për zemrën

Janë të shumtë ata që pëlqejnë të tymosin marijuanë, por ky i fundit, nuk bën mirë për zemrën. Kështu thotë një deklarim i ri shkencor i shoqatës amerikane të zemrës.

14:41
Video/ E frikshme në Palermo! Tornadoja merr me vete pemë, çadra dhe sende të tjera

Një fenomen i frikshëm ndodhi në Cefalu, Palermo i ngjashëm me atë të një tornadoje dhe mori para pemë, çadra dhe çfarë kishte rrotull por fatmirësisht pa lënduar asnjë.

14:40
Përpjekjet për vaksinën/ Keqinformimi, rrezik në rritje

Ndërsa bota nxiton të gjejë një vaksinë për të ndalur Covid 19, zyrtarët e shëndetësisë në Britaninë e Madhe janë të shqetësuar për keqinformimet mbi vaksinat që po përhapen gjithnjë e më shumë.

14:29
Pipero me qytetarët te gardhi i Infektivit/ Meta: Pamjet e sotme kërkojnë reflektim

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm, kështu shkruan presidenti Meta për qytetarët e mbledhur sot te Infektivi të cilët kishin më shumë se 36 orë që nuk kishin informacion për familjarët.

14:28
Fauci për koronavirusin: Mund të mos çrrënjoset kurrë

Bota mund të mos e çrrënjosë kurrë koronavirusin, por masat e shëndetit publik dhe një vaksinë efikase mund të ndihmojnë ta vendosim atë nën kontroll- tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci.

14:07
Bejrut/ Nga shpërthimi u shkaktuan 137 viktima. Zemërim në gjithë vendin

Njerëzit në Bejrut kanë shprehur zemërim ndaj qeverisë për neglizhencën e sa që sipas tyre ka çuar në shpërthimin e madh të së martës. Presidenti Michel Aoun, tha se shpërthimi u shkaktua nga 2750 tonë nitrat amoni që ishte mbajtur në mënyrë të pasigurt në një magazinë.

14:00
Në vetting Aleks Nikolli, një nga gjyqtarët që zbriti dënimin për Dajtin

Ka nisur senaca e vettingut për gjyqtarin në Shkodër Aleks Nikoll, i cili njihet dhe si një nga gjyqtarët që uli dënimin e Dritan Dajtit.

13:57
Video/ “The Simpsons” parashikuan shpërthimin në Beirut?

Shpërthimi që ndodh në portin e Bejrutit, kryeqyteti i Libanit, tronditi botën.

13:49
“Rreth 30 orë pas pranimit në spital, humbi jetën”/ Mjeku humb të afërmin nga covid: Asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon

Mjeku Erion Dasho në një status të gjatë në facebook ka treguar se si një i afërm i tij ka humbur jetën si pasojë e covid-19.

13:45
Facebook dhe Twitter censurojnë postimet e Trump

Twitter ka bllokuar përkohësisht llogarinë e fushatës elektorale të Donald Trump me akuzën se ka shpërndarë keqinformime mbi koronavirusin.

13:40
Itali/ Dëmtoi veprën e artit, policia identifikon turistin

Një turist dëmtoi aksidentalisht një vepër historike arti në një muze në Itali ndërsa pozonte për një fotografi para saj.

13:38
Pamjet/ Merr flakë në ecje autobusi në Paskuqan

Sot rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

13:33
​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të dhënave të publikuara sot në kërkimin e informacionit në lidhje me koronavirusin.

13:31
Prezantohen risitë/ Samsung tenton të rrisë shitjet

Samsung të mërkurën prezantoi një version të ri të smartfonit të palosshëm bashkë me të tjera aparatura që synojnë të rrisin shitjet në një treg të goditur nga pandemia globale.

13:28
Lëvizja Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga sot (6 gusht) do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.

13:22
Shkarkohet gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha është shkarkuar nga detyra.

13:16
Foto-lajm/ Qytetarët me qese me ushqime në duar pyesin për të afërmit, Pipero i pret te gardhi rrethues

Fotot që ju sjellim tregojnë atë se çfarë ndodh sot tek spitali Infektiv.

13:14
Alternativa ndaj TikTok/ Instagrami prezanton ‘Reels’

Rrjeti social Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj aplikacionit për video të shkurta, TikTok.

13:03
Prishet moti në Ksamil, pushuesit braktisin plazhin

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë bërë që plazhet të frekuentohen më pak.

12:46
“41 bis”/ 5 nga 7 bosët e krimit kundër vendimit: I kundra ligjshëm dhe abuziv

Avokati i Emiliano Shullazit ka kundërshtuar në gjykatën e Posaçme vendimin për klientin e tij që t’i nënshtrohet regjimit 41 bis.

12:31
Të dënuar për vjedhje/ Kush janë tre të radhës që OFL u dërgoi formularin

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

12:24
Nga nesër mbyllet edhe Kapshtica, Greqia shton masat (detajet)

Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat tokësore të vendit.

12:19
Konfirmohet në detyrë Petrit Çomo

Gjyqtari Petrit Çomo, Kryetar i Gjykatës së Tiranës që përball dje me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është konfirmuar sot në detyrë.

12:16
Ndryshimet kushtetuese në tryezën e Metës, klauzola që detyron Presidentin të flasë me heshtje

Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mundur të mësojë se prej ditës së martë ndryshimet Kushtetuese të miratuara në seancën të fundit te sesionit parlamentar pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare ndodhen në tryezën e Ilir Metës.

12:12
Protestë për ujë/ Banorët e fshatit afër Korçës kanë vetëm një orë në ditë

Mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimet dhe ndriçimi kanë bërë që banorët e fshatit Barç të protestojnë duke kërkuar zgjidhjen e problematikave të tyre.

12:05
Kosovë/ Anulohet testi i klasave të nënta

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për anulimin e testit të arritshmërisë për vitin shkollor 2019-2020.

11:59
Biden do ta pranojë virtualisht nominimin për president

Joe Biden ka anuluar planet për pranim të nominimit presidencial nga ana e demokratëve në Milluaki më vonë gjatë këtij muaji për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit.

11:53
“Thanë se asgjë nuk do të rritet këtu për 75 vjet”/ Hiroshima, ceremoni të kufizuar

Të enjten në Hiroshima kanë rënë këmbanat ndërsa vendi shënoi 75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndonëse ceremonitë janë organizuar për më pak njerëz për shkak të pandemisë së koronavirusit.

11:47
Vaksina për covid/ Kosova ka nisur negociatat

Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, UNICEF dhe OBSH për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

11:39
Vidhnin biçikleta/ Arrestohen tre të rinjtë në Tiranë, mes tyre dhe një 13-vjeçar

Tre të rinj të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës janë kapur nga policia.

11:34
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit me precedent kriminal

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.

11:33
Kapen duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 6 shtetas

4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit janë goditur në saj të operacionit Perimetri.

11:25
Interi bën transferimin e plotë të Sanchez

Alexis Sanchez është edhe zyrtarisht futbollist i Interit.

11:22
Çfarë do të ndodhë nëse Gjermania sulmohet me armë bërthamore? Greenpeace: Do të vriste gjysmë milion banorë

Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse Gjermania sulmohet me armë bërthamore. Sipas një simulimi, prej një bombe të vogël bërthamore, në Berlin do të vdisnin menjëherë rreth 145,000 vetë.

11:14
“Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit”

Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit kundër coronavirusit, madje edhe te njerëzit të cilët nuk kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri.

11:06
Gjermani: Një në çdo pesë pacientë me Covid-19 vdes

Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet gjermane nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit kanë vdekur. Sidomos të rrezikuar janë pacientët që kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.

11:01
Denoncimi në “Ti Raporton”: Në burgun e Zaharisë situata jashtë kontrollit, 30 të infektuar në dy javë

Në “Ti Raporton” në Top Channel ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i cili ngre shqetësimin se burgu i Zaharisë është kthyer në një vatër më vetë të Koronavirusit.

10:51
Apeli i mjekut të QSUT: Kujdes masat, epidemia do vazhdojë

Pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasi rëndë vendin tonë, ku bilanci i humbjeve të jetës dhe të prekurve të rinj po bëhen alarmante. Për këtë arsye mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid 19 apelojnë për shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve.

10:33
Ishin shpallur në kërkim/ Kapen dy persona nga policia, ja për çfarë akuzohen

Dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia.

10:29
Virusi Corona: Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit?

Analizat për të parë, nëse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 janë kushti kryesor për parandalimin e pandemisë. Por sa herë duhen bërë analizat dhe kush duhet të kontrollohet?

10:24
Qëlluan me armë zjarri në ajër ndërsa bënin “xhiro” me makinë dhe terrorizuan banorët, 2 të arrestuar në Durrës

Policia Durrës, pas një pune hetimore, brenda pak orëve zbardhi një ngjarjeje të ndodhur në lagjen nr. 15 Durrës, ku dy shtetas qëlluan në ajër me armë zjarri.

10:15
E rëndë në Elbasan/ Makina përplas kalimtarin për vdekje dhe ia mbath nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Elbasanit, tek porta e Kalasë.

10:05
Vazhdon edhe sot Europa League, luhen katër ndeshjet e radhës

Pas rikthimit gjatë mbrëmjes së kaluar, Europa League vazhdon edhe sot me katër ndeshjet e radhës.

10:02
E kishin fshehur në rroba/ Tentuan të fusnin heroinë në burg, arrestohen 2 shtetas në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat pasi tentuan të fusnin heroinë në burg.

09:58
Kosova kërkon rol aktiv të britanikëve në përmbylljen e dialogut me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, ku ka kërkuar rol aktiv të britanikëve në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

09:56
Kosovë/ Humb betejën me koronavirusin zyrtari i Komunës së Shtimes

Komuna e Shtimes njoftoi për humbjen e një zyrtari të saj, Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare.

09:54
Shkodër/ Kundërshtuan policin për të hyrë në Gjykatë, arrestohen 3 persona

Shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, Shkodër janë arrestuar nga policia e Shkodrës.

09:50
Mrekullia në Bejrut, një vajzë e vogël gjendet e gjallë nën rrënoja pas 24 orëve

Një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Bejrut pasi kaloi 24 orë nën rrënoja. Përmes dritës së pishtarit, ekuipazhi i shpëtimit duket teksa largon rrënojat nga koka e vajzës, e cila fatmirësisht u gjet e gjallë.

09:43
Tragjedia në Bejrut, shkon në 135 numri i të vdekurve

Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj. Tashmë janë të konfirmuar 135 viktima dhe mbi 4000 të plagosur, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore dhe operacionet e atyre që ende mungojnë po vijon.

09:40
Berat/ 1 milionë lekë gjobë për pronarin e një restoranti

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

09:37
Elbasan/ Aksidentoi këmbësorin për vdekje, në kërkim 20-vjeçari

Policia e Elbasanit është vënë në kërkim të një 20-vjeçari pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor.

09:23
“Kush jeni ju more palaço ordinerë që thoni virusi s’ekziston?”/ Mjekja: Shohim përditë skanera të mushkërisë copë-copë

Në një postim në rrjetet sociale, mjekja kirurge Lida Shosha,thotë se në punën e tyre po shohin çdo ditë imazhe problematike të skanerave “të mushkërisë copë -copë, sugjerues shumë të fortë për infeksionin nga Covid-19″.

09:16
“Ekonomia e vendit pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia”

Ekonomia shqiptare rezulton të ketë humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me si rrjedhojë e tërmetit dhe pandemisë që detyroi një mbyllje të ekonomisë nga mesi i muajit mars.

09:14
Vrasja në Gjirokastër/ Arrestohet autori, 50 forca policore 6 orë në kërkim të tij

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në aksin rrugor rural Polican-Suhe, ku shtetasi Gëzim Saraçi është gjendur i pajetë pranë automjetit të tij.

09:05
Ekzekutimi i Abdulla Budllës/ Arrestohen dy vëllezërit, çfarë iu gjeti policia

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Fushë Prezë, ku u vra me kallashnikov taksisti 71-vjeçar Abdulla Budlla.

07:46
Sërish mot i paqëndrueshëm, njihuni me parashikimin e motit

Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në vendin tonë. Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara dhe mesatare, gjatë pjesës së dytë të ditës. Në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje në formën e shtrëngatave.

E mërkurë, 05 Gusht 2020
23:05
Bebe shfaqet e sfilitur: Jam lodhur nga ky infeksion…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka treguar së fundmi se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi vuan nga infeksioni i sinusit.

22:57
​Palmer kundër shkëmbimit të territoreve, mbështet dialogun e udhëhequr nga BE

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Matthew Palmer është deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

22:55
Bejrut/ I pastrehu përlot botën: Zakonisht gjumin e bëj në rrugë, ndërsa tani…

Rrugë të shkreta, njerëz pa shtëpi, qindra viktima e mijëra persona të lënduar, kjo është panorama e këtyre ditëve në kryeqytetin libanez Bejrut.

22:53
​Sekreti nga martesa e parë e Meghan Markle

Ish-shoqja e Meghan Markle foli para mediave të huaja për martesën e saj të parë dhe ka ndarë detaje deri më tani të panjohura.

22:41
​Një i burgosur i pazakontë arratiset nga një burg në Shri Lanka!

Një mace, të cilën e takuan rojat në burgun kryesor të Shri Lanka në përpjekjen e saj për të sjellë drogë dhe karta SIM në këtë institucion, është arratisur nga dhoma e burgut, njoftoi policia lokale.

22:37
Si të tërhiqni vëmendjen në plazh, bikinit më trendi të verës 2020 (FOTO)

Të rrudhura, me një shpatull jashtë, me shumë lidhëse, këto janë disa nga tendencat kryesore të veshjeve të femrave për verën e vitit 2020.

22:28
Foto që nuk duhen humbur/ Dashuria nuk njeh moshë! Çiftet e moshuar e dëshmojnë më së miri këtë

Të kesh disa vite mbi supe dhe rrudha të shtuara në fytyrë, nuk do të thotë që nuk je në gjendje të dashurosh.

22:26
Turqi, mbi 5 milionë teste për COVID-19 të kryera deri më tani

Turqia konfirmoi 1.178 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 236.112 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.784 atë të viktimave deri më tani.

22:13
FOTO/ Të jesh e bukur si Emily, modelja e famshme i mahnit të gjithë me pamjen e saj…

Australiania Emily Seras është një nga modelet më me zë për momentin.

22:02
Bejrut nuk do të jetë kurrë më i njëjti!

Bejruti ka qenë prej kohësh sinonimi i fjalës shpërthim. Qyteti ishte pika kryesore e luftës civile 15-vjeçare në Liban, një nga më të gjatat në botë. Dhe në vetëm 15 vitet e fundit, ka dëshmuar një varg atentatesh, konfliktesh civile, luftë ndërkombëtare dhe trazira ekonomike e politike.

21:55
Përfundon pjesa e parë e takimit Getafe-Inter, zikaltërit në avantazh falë “predhës” së Lukaku-t

Ndeshja nisi vrullshëm për spanjollët e Getafes, të cilët vendosën në mbrojte skuadrën e Interit dhe befasuan jo pak me sulme të shpejta.