“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm, kështu shkruan presidenti Meta për qytetarët e mbledhur sot te Infektivi të cilët kishin më shumë se 36 orë që nuk kishin informacion për familjarët.

Top Channel publikoi më herët edhe foto ku duken qytetarë të grumbulluar që presin të dinë diçka më shumë për familjarët.

Ndërsa mjeku i njohur dhe tashmë shumë i dashur për të gjithë Pëllumb Pipero që i priti jashtë gardhit rrethues.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel