Vazhdon edhe sot Europa League, luhen katër ndeshjet e radhës

06/08/2020 10:05

Pas rikthimit gjatë mbrëmjes së kaluar, Europa League vazhdon edhe sot me katër ndeshjet e radhës.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës, pasi që ekipi i cili do të kualifikohet tutje do të mësohet me vetëm ndeshje të vetme.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Bayer Leverkusenit dhe Rangers në BayArena.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e klubit gjerman me rezultat 3:1.

Në anën tjetër, Wolwes do të ndeshet me Olympiacosin, përderisa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ndërsa ndeshja e fundit dhe jo më pak interesante do të jetë ajo ndërmjet Baselit dhe Eintracht Frankfuritit./KosovaPress/

Top Channel