Përpjekjet për vaksinën/ Keqinformimi, rrezik në rritje

06/08/2020 14:40

Ndërsa bota nxiton të gjejë një vaksinë për të ndalur Covid 19, zyrtarët e shëndetësisë në Britaninë e Madhe janë të shqetësuar për keqinformimet mbi vaksinat që po përhapen gjithnjë e më shumë.

Një sondazh i fundit i YouGov, gjeti se thuajse një në gjashtë britanikë do të refuzonte një vaksinë koronavirusi nëse ajo do të bëhej e disponueshme, me gjashtë të tjerë që thonin se nuk ishin të sigurt nëse do ta bënin apo jo.

Një tjetër studim zbuloi kohët e fundit se njerëzit që e marrin informacionin nga mediat sociale, kanë gjasa të hezitojnë më shumë për marrjen e një vaksine.

Sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e njerëzve që hezitojnë përballë vaksinës synojnë ta marrin informacionin nga media sociale dhe jo nga organet normale të shtypit. Kjo sepse keqinformimet lulëzojnë në platformat e medias sociale.

Kërkuesit kanë gjetur edhe se algoritmet e përdorura nga platformat e medias sociale, promovojnë përmbajtjet e diskutueshme. Për punonjësit e shëndetësisë, mosbesimi tek vaksinat nuk është një fenomen i ri.

Sidoqoftë, mjekët thonë se po bëhet gjithnjë e më e zakontë për ta, ta gjejnë veten në situata ku duhet të edukojnë pacientët për rreziqet e përdorimit të internetit për këshilla mbi shëndetin. Organizata botërore e shëndetësisë thotë se shpreson që një vaksinë do të mund të ndalojë infektimet me Covid 19.

Por deri sa shkencëtarët ta gjejnë një, mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjes mbetet distanca sociale, mbajtja e maskës dhe larja e shpeshtë e duarve.

Top Channel