E rëndë në Elbasan/ Makina përplas kalimtarin për vdekje dhe ia mbath nga vendngjarja

06/08/2020 10:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Elbasanit, tek porta e Kalasë.

Mësohet se një makinë ka goditur për vdekje një kalimtar, Durim Gjini, 57 vjeç teksa ecte me shpejtësi.

Drejtuesi është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Top Channel