Foto ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat pasi tentuan të fusnin heroinë në burg.

Punonjësit e IEVP Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0,45 gr.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Top Channel