Përfundon pjesa e parë e takimit Getafe-Inter, zikaltërit në avantazh falë “predhës” së Lukaku-t

05/08/2020 21:55

Ndeshja nisi vrullshëm për spanjollët e Getafes, të cilët vendosën në mbrojte skuadrën e Interit dhe befasuan jo pak me sulme të shpejta.

Mirëpo me kalimin e minutave ndeshja filloi të merrte një rrjedhë më të ekuilibruar dhe të dyja skuadrat u treguan më të kujdesshme.

Por në minutën e ’33, Romelu Lukaku përfitoi nga një top i gjatë i dhuruar nga Bastoni dhe me një goditje të fortë mposhti portierin Soria, duke e dërguar takimin në shifrat e 1-0.

Sakaq, kujtojmë që nëse rezultati do të qëndroj i palëvizur edhe pjesën e dytë, ekipi zikaltër do të kaloj më tej në tur.

 

Top Channel