Si të tërhiqni vëmendjen në plazh, bikinit më trendi të verës 2020 (FOTO)

05/08/2020 22:37

Të rrudhura, me një shpatull jashtë, me shumë lidhëse, këto janë disa nga tendencat kryesore të veshjeve të femrave për verën e vitit 2020.

E teksa jemi në mesin e sezonit veror dhe kemi ende kohë për të shijuar rrezet e diellit dhe detin, mbase me një aksesor shtesë, bikinit bëhen edhe më tërheqëse. Madje mund të kombinoni edhe maskën mbrojtëse me ngjyrën e bikinit tuaj.

Gjithashtu bikinit mund të jenë elegante, sportive apo të thjeshta dhe shumë të rehatshme që të ndiheni të qetë teksa shijoni plazhin dhe relaksoheni.

Siç ndodh në shumë sektorë, edhe në atë të rrobave të banjës ka nevojë për të luftuar idenë e ekzistencës së një lloji të vetëm të trupit dhe formës: atë të modeleve profesionale që gjithashtu zvogëlon horizontin tonë, si dhe imagjinatën e përbashkët.

Edhe nëse keni një trup ashtu siç e kanë modelet, ju mund të shkoni në plazh me kostume që aktualisht janë shumë në modë. Dhe në fakt shumë marka kryesore tashmë kanë nisur duke e drejtuar gamën e tyre në produkte me madhësi gjithëpërfshirëse, të përshtatshme për të gjitha format.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel