Kina rrit testimet/ Afro 5 milionë tamponë në ditë

06/08/2020 14:54

Kina raportoi 37 raste të reja simptomatike të Covid 19 dhe 20 raste të reja asimptomatike të enjten, sipas komisionit kombëtar të shëndetit. Ky i fundit, i numëron rastet pozitive me dhe pa simptoma në bilance të ndara.

Sidoqoftë, për 224 orët e shkuara nuk ka pasur viktima. Shifrat e fundit e çojnë totalin e rasteve të konfirmuara në kinë në 88328 ndërkohë që viktimat janë 4677.

Por, për shkak të një rritjeje të vazhdueshme të rasteve të konfirmuara kohët e fundit, kina ka intensifikuar fushatën e testimit, javët e kaluara duke bërë që në fund të korrikut të arrihej shifra e 4.84 milionë testeve në ditë.

Në të gjithë vendin ndërkohë, 5 mijë institucione mjekësore dhe 38 mijë teknikë janë angazhuar për të kryer aksionin masiv të testimit.

Një total prej rreth 200 milionë setesh testimi janë shpërndarë nëpër spitale, qendra kontrolli të sëmundjeve, porte, dogana dhe agjenci të treta testuese në të gjithë vendin sipas autoriteteve.

Top Channel