Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mundur të mësojë se prej ditës së martë ndryshimet Kushtetuese të miratuara në seancën të fundit te sesionit parlamentar pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare ndodhen në tryezën e Ilir Metës.

Por neni 177 pika 6 e Kushtetutës parashikon se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë kthejë për rishqyrtim akte të cilat kane të bëjnë me ligjin themeltar te shtetit, kësisoj ndryshimet kushtetuese do hyjnë në fuqi në heshtje.

Burime konfirmojnë se ndryshimet kushtetuese pasi të kalojnë rrjedhën normale te afateve ligjore do te betohem ne fletore zyrtare me datë 26 gusht. Presidenti i Republikës i ka cilësuar si të papranueshme ndryshimet kushtetuese duke kërcënuar herë pas here se do rikthejë popullin në shesh.

Në te njëjtën linjë me kreun e shtetit ka qene edhe opozita jashtëparlamentare, e cila nuk e ka bere ende publike qendrimin e saj për Këshillin Politik pas ndryshimeve sipas saj te njëanshme që mazhoranca i bëri Kushtetutës.

Top Channel