Gjyqtari Petrit Çomo, Kryetar i Gjykatës së Tiranës që përball dje me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është konfirmuar sot në detyrë.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Çomo është i biri i liri Belishovës dhe Maqo Çomos. Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së, ajo ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj.

Ndërsa Maqo Çomo ka qenë komisar i Brigadës së 15-të, zv/ministër dhe ministër.

Top Channel