Qëlluan me armë zjarri në ajër ndërsa bënin “xhiro” me makinë dhe terrorizuan banorët, 2 të arrestuar në Durrës

06/08/2020 10:24

Policia Durrës, pas një pune hetimore, brenda pak orëve zbardhi një ngjarjeje të ndodhur në lagjen nr. 15 Durrës, ku dy shtetas qëlluan në ajër me armë zjarri.

At kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel