Itali/ Dëmtoi veprën e artit, policia identifikon turistin

06/08/2020 13:40

Një turist dëmtoi aksidentalisht një vepër historike arti në një muze në Itali ndërsa pozonte për një fotografi para saj.

Vepra e skulptorit italian Antonio Canova, është e ekspozuar në muzeun Gypsotheca Antonio Canova në Italinë e veriut dhe tani, asaj i mungon një gisht. Versioni në mermer i saj gjendet në galerinë Borgese në romë.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, karabinierët në itali ia kanë dalë mbanë ta identifikojnë turistin austriak që dëmtoi statujën e pauline bonaparte në muzeun afër Trevizos.

“Hetimi u krye nga karabinierët në bashkëpunim me autoritetet e muzeut dhe u bë i mundur identifikimi i autorit të dëmit të shkaktuar ndaj statujës”, u shpreh Komandanti i Karabinierëve.

Bëhet fjalë për një turist austriak rreth të pesëdhjetave që sipas karabinierëve u lokalizua dhe u kontaktua në Austri.

Top Channel