Denoncimi në “Ti Raporton”: Në burgun e Zaharisë situata jashtë kontrollit, 30 të infektuar në dy javë

06/08/2020 11:01

Në “Ti Raporton” në Top Channel ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i cili ngre shqetësimin se burgu i Zaharisë është kthyer në një vatër më vetë të Koronavirusit.

Mes të infektuarve sipas qytetarit që ngre shqetësimin janë efektivë policie, staf infermierësh dhe të dënuar.

“Rastet e para të konfirmuara kanë filluar para 2 javësh. Në total nga fillim deri më sot janë mbi 30 raste të konfirmuara. Mes te infektuarve janë të dënuar dhe efektiv policie”, shkruan qytetari.

Ndërkohë qytetari denoncon në “Ti Raporton” se vetëm dje janë konfirmuar me covid- 19 edhe 2 infermierë, ndërsa shton se izolimi është i pamundur për shkak se burgu është shumë i mbipopulluar.

“Situata ka dalë jashtë kontrollit”, shkruan ai.

Top Channel