Pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasi rëndë vendin tonë, ku bilanci i humbjeve të jetës dhe të prekurve të rinj po bëhen alarmante. Për këtë arsye mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid 19 apelojnë për shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videon-mesazhin e Andrin Tahirit, Shef Shërbimi i Toksikologjisë Klinike QSUT. Mjeku thekson se situata epidemike do të vazhdojë, ndaj duhet të përshtatemi me këtë lloj situate duke edukuar sjelljen tonë.

“Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe në të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes! Respektoni rregullat e higjienës, evitoni adhjet e panevojshme në spital! Kujdes me distancimin social! Maska, kaq e thjeshtë për t’u mbajtur dhe kaq e lehtë për t’u vënë. Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”, apelon ai.

Top Channel