Ekspozita “Punë pa teka”, emisioni që u jep zë të rinjve/ 50 adoleshentë provojnë zanate të ndryshme
01/10 19:49
Mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimet dhe ndriçimi kanë bërë që banorët e fshatit Barç të protestojnë duke kërkuar zgjidhjen e problematikave të tyre.
Të paktën 2000 banorë që jetojnë në këtë fshat vetëm pak metra larg Korçës prej vitesh përballen me këtë situatë të vështirë ndërsa këtë verë mungesa e ujit të pijshëm është rënduar edhe më tepër.
Edhe pse ata paguajnë faturat për ujin e pijshëm ky është një shërbim që nuk e përfitojnë. Sipas tyre investimet mungojnë ndërsa kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
E vetmja mundësi për këta banorë mbeten çezmat e fshatit dhe një orë ujë në ditë furnizim çka i vendos në një situatë të vështirë gjatë gjithë verës.
Top Channel