“Njerëzit torturohen dhe nuk marrin shërbimin”/ Kryetari i degës së PD në Greqi: Skandal, prej orësh radhë në ambasadë

06/08/2020 14:56

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci ka publikuar një video në facebook nga Ambasada shqiptare në Athinë, ku prej orësh njerëzit presin në radhë për të marrë shërbime, shkruan ai.

Ai e quan këtë skandalin e ambasadës shqiptare që po e keqmenaxhon situatën duke rrezikuar jetën e njerëzve ne kohe pandemie.

“Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë. Në këtë kohë të veshtirë pandemie, njerzit torturohen dhe nuk marin shërbimin më minimal të tyre, kjo është e pa tolerueshme”, shkruan ai.

Postimi

Ja si i katandis qeveria e rilindjes, emigrantët shqiptarë në Greqi.

Drejtëpërdrejtë nga Ambasada Shqiptare ne Athinë.

Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë.

Në këtë kohë të veshtirë pandemie, njerzit torturohen dhe nuk marin shërbimin më minimal të tyre, kjo është e pa tolerueshme.

I bëj thirrje Edi Rames, të bej rrugëzgjidhje të menjëhershëme, të shtoj personel dhe t’ju shërbej qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur, pasi e ka kthyer Ambasadën në zyrat e Aleatit!

Top Channel