04:38
Probiotikët/ Zbuloni ku t’i gjeni nëse nuk konsumoni dot bulmet
Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulmetit. Kësisoj, ushqimi me përmbajtje laktoze kalon në zorrën e trashë dhe shkakton gazra, fryrje dhe diare. Laktoza gjendet edhe tek ëmbëlsirat industriale, drithërat, salcat e marinimit të sallatës, majoneza, pudingu dhe ëmbëlsuesit natyralë.