Bayern Munich shkatërroi Barcelonën me rezultatin 8-2 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Uefa Champions League. Bavarezët e nisën vrullshëm ndeshjen që në fillim të takimit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-1, me gola të realizuar për baravezët, nga Muller dy herë, Gnabry dhe Perisic. Ndërsa në pjesën e dytë, Barcelona ngushtoi diferencën falë një goli të Suarez. Mirëpo entuziazmi zgjati fare pak pasi Kimmish realizoi golin e pestë për Bayern për të vijuar më pas me golat e të përhershmit Levandowski dhe Coutinho i cili realizoi dy herë në fund.

Me dy gola dhe një asist, Muller u shpall lojtari i ndeshjes i cili u vlerësua me notën 10. Në hije ishte Messi gjatë gjithë ndeshjes. Argjentinasi mori notën 6.8. Lojtari më i mirë të Barcelona u shpall Suarez i cili mori notën 7.5. Lojatri më i dobët i ndeshjes ishte mbojtësi Lenglet. Francezi mori notën 4.9. Më poshtë do gjeni notat për secilin lojtar.

Top Channel