Mëngjesin e sotëm, një shtëllungë e zezë tymi ka përfshirë të gjithë zonën përreth një fabrike në Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se zjarri ka rënë në Metamorfosi, në rrugën Sorou. Për pasojë, rruga nacionale Athinë-Lamia për momentin është e mbyllur në të dyja kalimet.

Sipas të dhënave të para nga Shërbimi Zjarrfikës, fabrika ku ka rënë zjarri është me materiale të riciklueshme, ndërsa raportohet se për momentin zjarri nuk është shtrirë afër banesave. Megjithatë, është dhënë alarmi pasi pranë zonës së zjarrit gjenden fabrika të tjera industriale.

21 zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, së bashku me kamionët e ujit dhe vullnetarë.

Top Channel