Pala greke nuk punon gjatë natës/ Vijon radha e gjatë në Kakavijë për shkak të tamponit të detyrueshëm për udhëtarët

15/08/2020 00:43

Pala greke nuk punon gjatë natës siç edhe pritej për të zgjidhur kaosin, pasi thotë se nuk ka staf.

Ndërkohë pranë kufirit në Kakavijes vijon radha kilometrike e mijëra emigrantëve shqiptarë për të berë tamponin. Emigrantët duan t’i shpëtojnë datës 17 gusht, kur edhe nis karantinimi i detyrueshëm për të gjithë ata që do të hyjnë nga Shqipëria.

Por duket se edhe kjo e shtunë do të jetë një tjetër ditë e vështirë për ta.

Top Channel