Do kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në Durrës 37-vjeçari nga Kosova

15/08/2020 09:51

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë në Durrës pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar  A.K., 37 vjeç, pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Top Channel