Breshëri plumbash ndaj hotelit në Tushemisht/ Gjykata cakton masën e sigurisë për 3 nga të arrestuarit

15/08/2020 15:55

Gjykata e Pogradecit caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për 3 nga të arrestuarit si të përfshirë në ngjarjen e Tushemishtit,Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Prokuroria i kërkoi gjykatës burg pa afat për tre personat ndërsa avokatët mbrojtës e kundërshtuan organin e akuzës duke kërkuar masën e sigurisë burg me afat 40 ditë.

Kohë gjatë së cilës do të testohen ADN-të e të dyshuarve si pjesëmarrës te sulmeve te njëpasnjëshme te datave 01.08.2020 dhe 08.08.2020 ndaj hotelit.

Në motorin dhe skafandrat e gjetura nga policia me të cilat dyshohet se u krye atentati u gjetën gjurmë të personave që i kishin përdorur ato çka do të thotë se do të bëhen teste laboratorike për të provuar nëse të arrestuarit kanë lidhje ose jo me ngjarjen.

Ndërkaq të akuzuarit nuk e kanë mohuar faktin që janë gjendur gishtat e tyre në mjet por kane mohuar faktin që kanë qenë të përfshire në ngjarjet e “Hotel Voloreka”.

Top Channel