Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë. Shtetasi me iniciale L.K 37 vjeç që po drejtonte automjetin tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë ku për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka gjetur vdekjen.

Policia bën me dije se humbi jetën shtetasi me inicale H.T 71 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel