Mercedesi pa rivalë, Hamilton “pole” në Çmimin e Madh të Spanjës

15/08/2020 17:52

Asnjë surprizë në kualifikueset për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, me dy njëvendëshet Mercedes që shënuan kohët më të shpejta.

“Pole position” për Lewis Hamilton, që regjistroi kohën 1’15 “584, 59 të mijëta më pak sesa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.

Ferrari, ende në vështirësi serioze: Leclerc përfundoi i 9-ti e Vettel i 11-ti. Në linjën e dytë nisen Max Verstappen (Red Bull) dhe Perez (Racing Point), më pas Lance Stroll dhe Alexander Albon.

Sebastian Vettel meriton një kapitull të veçantë. Momenti i tij negativ vazhdon dhe duhet thënë se fati ka luajtur rolin e vet, duke pasur parasysh që gjermani ishte përjashtuar nga Q3 vetëm për 2 të mijëtat: nuk kishte ndodhur kurrë që kur është pjesë e Ferrarit.

Ish-kampioni botëror do të duhet ta nisë nga vendi i 11-të. Zhgënjeu gjithashtu Renault, pas një të premteje befasuese, me Daniel Ricciardon dhe Esteban Ocon në vendet 13 dhe 15.

Top Channel