Situata e pazakontë në kufi/ Xhaçka: Komunikim i vazhdueshëm me palën greke, Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët

15/08/2020 10:20

Mbi situatën kaotikë të krijuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, ku radhët kilometrike janë rikthyer sërish në orët e para të mëngjesit, ka reaguar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan:

“Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!??

Top Channel