Breshëri plumbash te hoteli në Tushemisht/ Arrest me burg për Anterio Kaloshin, ekzekutorin e ngjarjes

15/08/2020 13:32

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një hoteli të mbushur me turistë.

Kujtojmë se numri i të arrestuarve sa i takon ngjarjes në Tushemisht ka shkuar në shtatë.

Së fundmi, Meard Berberi i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua si një tjetër organizator i ngjarjes që kishte si qëllim vrasjen e djalit të pronarit të hotelit dhe Ervin Kalaja, i cili e kishte strehuar dhe ndihmuar Berberin që të fshihej, si dhe  Anterio Kaloshi, i shumëkërkuar për vrasje të dyfishtë dhe i njohur si shoku i Orges Bilbilit.

Në zonën e Linzës në Tiranë, në një garazh që shërbente si bazë për strehimin e këtyre personave policia gjeti një arsenal armësh e municionesh, dokumente të falsifikuara dhe vlera monetare.

Brian Syzo një tjetër person me precedentë kriminalë që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Top Channel