Pas 500 vitesh, koronavirusi rikthen në Firence “Buchette del vino”/ Ç’duhet të dini rreth tyre

15/08/2020 14:37

Baret dhe restorantet në të gjithë botën janë detyruar të rimendojnë mënyrën se si ndërveprojnë me klientët gjatë pandemisë.

Në qytetin italian të Fierencës, shumëkush ka kthyer sytë nga e shkuara. Tani, po përdoren dritaret e vogla qindravjeçare për të ofruar ushqime dhe pije.

Të ngritura pak mbi nivelin e tokës, këto dritare të quajtura në italisht, Buchette del vino, vrimat e vogla të verës, bien menjëherë në sy. Ato përdoreshin për të shitur verën gjatë periudhës së Rilindjes dhe ishin konceptuar si më të lira dhe alternativa ndaj tavernave dhe vendeve të tjera ku konsumohej vera, për të mos përmendur edhe një mënyrë diskrete për tregtarët të evitimit të pagimit të taksave.

Po ashtu, në vitet 1500, tregtarët e dinin se sëmundjet mund të përhapeshin përmes kontaktit dhe këto dritare të vogla u lejonin atyre të shisnin verën pa frikën e infektimit. Ata tregtarë ishin elita e Fierencës dhe shumë prej tyre kishin ndërtuar dritaret e vogla në muret përballë rrugës të rezidencave të tyre, zakonisht pranë hyrjes kryesore. Pjesa më e madhe e aristokratëve të qytetit në ato vite ishin prodhues të verës dhe vrimëzat u lejonin atyre shitjen e pijes direkt nga qilarët, pa nevojën e kontaktit fizik.

Në maj, kur Italia zbuti izolimin e saj dy mujor, disa biznese në Fierence, që ndodheshin në godinat me dritaret ekzistuese, vendosën ti rihapnin ato. Tani verë, pije me gaz, akullore dhe sanduich-e shërbehen përmes dritareve, sigurisht në distancë të sigurt.

Top Channel