Këshilli i Sigurimit refuzon rezolutën e SHBA-së për Iranin

15/08/2020 13:03

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara ka refuzuar një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e embargos ndaj armëve të Iranit, që pritet të skadojë në tetor, duke mundësuar që Uashingtoni të veprojë mbi kërcënimet që mund të shkatërrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe zhytjen e OKB-së në krizë diplomatike.

Votimi pritej të dështonte që nga fillimi për shkak të kundërshtimeve të fuqishme nga Rusia dhe Kina që kanë veto.“Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar sot të mbajë përgjegjës Iranin. I ka mundësuar sponzorit kryesor të terrorizmit që të blejë dhe te shesë armë vdekjeprurëse. Amerika do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar këtë gabim”, tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo pas votimit.

Rezoluta e hartuar nga SHBA-ja do të mund të zgjaste një embargo ndërkombëtare të armëve mbi Iranin, që do të lehtësohet në mënyrë progresive duke filluar më 18 tetor, nën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit, ku përfshihet marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore. Uashingtoni ka kërcënuar të shkaktojë një “kthim mbrapa” të të gjitha sanksioneve të OKB-së mbi Iranin nëse vota e embargos dështon, veprim ky që ekspertët thonë se do ta hedhë Këshillin e Sigurimit në krizë.

 

Top Channel