Frika nga koronavirusi/ Kabina e bebeve! Prezantim i sigurt i të sapolindurve

15/08/2020 14:31

Një kamion i transformuar me një faqe të madhe xhami në njërën anë, ndihmon familjet të prezantojnë foshnjat e sapolindura me familjarë dhe miq në Meksikë, duke respektuar kështu distancën sociale dhe në siguri të plotë nga koronavirusi.

Kanë qenë disa biznesmenë të prekur nga kriza, që patën idenë e transformimit të kamionëve për takimin e parë ballë për ballë me anëtarët më të rinj të familjeve. Një karrige, lule dhe foto fëmijësh dekorojnë kabinën nga e cila, prindërit e rinj ua prezantojnë fëmijën gjyshërve ose të afërmve të tjera, pa rrezikun e infektimit.

Dhe gëzimi është jo i vogël. Këta gjyshër, kishin një muaj që prisnin të shihnin nipin e tyre, nga i cili kishin parë vetëm video dhe foto.

Shërbimi sidoqoftë nuk është falas. Kabina mund të merret në përdorim me rreth 40 dollarë në orë dhe ka për të rezervime deri në tetor. Përveç fokusimit te foshnjat, pronarët kanë lidhur edhe një kontratë për një çift gjyshërish, që do të qëndrojnë në kabinë për të mbrojtur veten gjatë një feste familjare që do të mbahet në një fermë, jashtë qytetit.

Covid-19 ka prekur rëndë Meksikën, me bilanc të rënduar rastesh të reja dhe viktimash. Ndërkohë që edhe ekonomia, në tre mujorin e dytë të vitit ka shënuar 17.3 përqind rënie, më e madhja kjo që nga viti 1983.

Top Channel