Radhët kilometrike në Kapshticë dhe Kakavijë, reagon Rama: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke

15/08/2020 11:42

Mbi situatën e pazakontë në kufirin me Greqinë, ku radhë kilometrike po shënohen në Kapshticë dhe Kakavijë ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama.

Në një postim në Instagram, Rama shkruan:

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren”, krahas fotografive në të cilat shfaqen Forcat e Armatosura në veprim.

Top Channel