Artizanët e bakrit në Berat, shqiptarët blejnë më shumë kazanë rakie

15/08/2020 16:23

Berati është një nga qytetet që ku ruhet tradita e punimit të bakrit.

Edmond Dhëmbi është një nga artizanët e këtij qyteti i cili merret me punimin e bakrit. Prej 30 vitesh Edmondi ushtron këtë zanat te cilin ja ka vjedhur babait të tij i cili nuk donte t’ia linte trashëgimi.

Edmondi thotë se punon enë kuzhine prej bakri, si tava, tiganë, etj., por kërkesa më të mëdha ka për kazanin e rakisë.

Por Edmondi tregon se interesi për këtë zanat po bie. Vështirësitë janë të mëdha dhe fitimet pak. Aktiviteti i tij si artizan taksohet si biznes.

Top Channel