Hapen shtëpitë publike në Berlin, por nuk lejohet seksi…

15/08/2020 14:25

Shtëpitë publike në Berlin u lejuan të hapeshin javën e shkuar, pas muajsh të mbyllura për shkak të kufizimeve nga koronavirusi, por marrëdhëniet seksuale nuk lejohen ende.

Në vend të tyre, klientët që kërkojnë relaksim seksual në kryeqytetin gjerman, mund të kënaqen me masazhe erotike deri sa rregullat të zbuten sërish. Dhe nuk janë vetëm klientët ata që kanë mbetur të frustruar nga zbutja e pjesshme e rregullave. Në shtëpinë publike ku Jana punon, krevatet janë të rregulluar dhe lule të freskëta janë vendosur në vazo. Por, Jana, pret muajin e ardhshëm, kur ajo mund të ofrojë shërbim të plotë sërish…

“Unë preferoj shërbimin seksual dhe klientët e mi po ashtu”, thotë ajo.

Ndërsa pronarët e shtëpive publike thonë se kanë parë humbje me gjashtë shifra për shkak të mbylljes dhe tani, me rihapjen e pjesshme, duhet të investojnë akoma më shumë për të plotësuar kërkesat për koronavirusin.

Puna e shtëpive publike është ndaluar në Berlin që nga mesi i marsit në kuadër të përpjekjeve për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Në korrik, dhjetëra prostituta, të armatosura me kukulla seksi që fryhen, bënë një protestë para parlamentit në Berlin duke u ankuar që kufizimet ia kishin vështirësuar jetesën. Prostitucioni është i ligjshëm në gjermani me 40 mijë punonjës seksi të regjistruar në vend, me kontrata pune dhe përfitime nga sigurimet shoqërore.

 

Top Channel