“Le të mos bëhemi të këqija me njëra-tjetrën”, Dojna Mema ndan një nga mesazhet më të rëndësishme me këtë video

15/08/2020 14:03

Kur je personazh publik dhe mbi të gjitha mbështet një kauzë të caktuar, përgjegjësia e asaj që thua me zë të lartë merr një tjetër peshë.

Ju ka ndodhur të gjithave pa dyshim. Por asnjëherë nuk ka një formulë specifike se si të shpëtosh nga paragjykimi i të qenit më e dobët fizikisht apo më e varfër se dikush tjetër. Dikush niset i nxitur nga ndjenjat negative, të tjerë nga nxitimi për t’u bërë protagonistë në një bisedë, pa e ditur pasojën që lë ajo çka thua.

Me anë të një video-mesazhi, Dojna Mema ka zgjedhur që me fjalë shumë të thjeshta të zgjojë anën e nënvetëdijes që me ose pa dashje lëndon dikë tjetër. Me një moto fare të thjeshtë që të gjitha mund ta kemi çuar nëpër mend “le të mos bëhemi të këqija me njëra tjetrën”.

Le të mos bëhemi të këqija me dikë më të dobët, por të vendosim veten në vendin e saj.

Dhe a do ishte ndjesi e mirë të ishe në vendin e dikujt që paragjykohet për gjëra që nuk i ka zgjedhur vetë?!

Që kur jemi të vogla dëgjojmë fjali si: “Çfarë ka ajo më shumë se ty, më e mirë se ajo të bëhesh, më e zonja më e zgjuar. Ja shihe vajzën e filanit  me të gjitha 10-ta , ça të mungon ty”.

Ose : “T’ja kalosh asaj se je vajza ime ti”.

Ku përveçse të duhet të bësh një garë pa kuptim  duhet të mbash përgjegjësinë e një mbiemri  që në fakt nuk e ke zgjedhur vetë. Kur bëhemi adoleshente dëgjojmë fraza të këtij tipi: “Iiii shi çfarë aknesh, sa të vegjël i kë sytë, sa të mëdha i ke krahët, sa të vogël e ke gjoksin, sa të holla i ke buzët. Ajo është shumë e mirë, ti s’je gjë”.

Rritemi duke dyshuar tek vetja dhe duke konkurruar gjithmonë me vajzën tjetër. Madje herë pas herë dhe ja përplasim njëra-tjetrës. “Ua ke ndonjë hall që je dobësuar kaq shumë”. Ose “Sa muajsh je”. Ndërkohë që ti ke dy binjakë. Një sufllaqe dhe një picë në bark.

Kemi një urrejtje ndaj gjinisë tonë. Por, harrojmë që kur pështyn lart, të bie gjithmonë në kokë. Ndaj herës tjetër kur të më takosh në rrugë, para se të më thuash pse je dobësuar kaq shumë, kujto që prapa shpinës  tënde një tjetër si puna jote mund të jetë duke komentuar të pasmet e tua që kanë rënë më tepër se pesha ime.

Ndaj le të mos bëhemi kaq të këqija me njëra-tjetrën.

Sigurisht që për aq kohë sa vendos të bësh publik mendimin tënd duhet të jesh e përgatitur edhe për feed-backun që  ky mesazh do ketë. Në komentet që Dojna Memës i janë bërë në rrjetin social ka nga ato që e mbështesin pa dallim gjinie, por ajo që është më e çuditshmja është që disa vajza vërtet bëhen të këqija me njëra tjetrën. Por nëse ne fillojmë e mbështesim njëra-tjetrën dhe themi me zë të lartë më shumë gjëra të bukura sesa FJALË  që lëndojnë, atëherë bota do ishte më e bukur.

View this post on Instagram

Video by @denaldig

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Top Channel