Covid-19, Gjermania vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

14/08/2020 21:38

Gjermania ka vendosur ta listojë të gjithë Spanjën, përveç ishujve Kanarie, në kategorinë e vendeve me rrezik, pas rritjes së rasteve me COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë ka shtuar Spanjën në listën e saj të zonave të rrezikut, përfshirë ishullin e Majorkas, një destinacion i parapëlqyer për gjermanët”, tha ajo në një deklaratë.

Sipas këtij vendimi, turistëve që kthehen nga këto territore tani do t’u kërkohet të bëjnë testin për koronavirusin dhe të qëndrojnë në karantinë në pritje të rezultatit.

Top Channel