E premte, 18 Shtator 2020
21:46
Personi i paidentifikuar futet me mjet në rezidencën e ambasadorit të SHBA në Moskë

Një shtetas me kombësi ruse raportohet se ka hyrë me mjetin e tij brenda perimetrit të ndaluar të rezidencës së ambasadorit amerikan në Moskë, Vila Spaso.

21:38
Stuhia e stilit të uraganit godet perëndimin e Greqisë

Një stuhi e rrallë e stilit të uraganit është duke prekur ishujt në perëndim të Greqisë, duke nxitur shira të rrëmbyeshëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

21:29
(FOTO)/ Qiejt e Kalifornisë shkëlqejnë nga zjarret

Prej disa ditësh Kalifornia është përfshirë nga zjarret. Qindra hektare me pyje janë djegur saqë tymi i flakëve mbërriti deri në Evropën Veriore.

21:28
Berat/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në një dyqan ushqimor

Një makinë në Berat ka humbur kontrollin duke qarkulluar në dalje të qytetit dhe ka përfunduar brenda një dyqani ushqimor në anë të rrugës.

21:27
Sherri që rezultoi fatal!/ U plagos bashkë me të birin, ndërron jetë në spital 39-vjeçari. Autori në Tiranë tek Trauma (emrat)

Ka ndërruar jetë në spital 39-vjeçari Armando Baboçi i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal në Durrës pas një sherri të çastit.

21:17
Nënë e bijë shfaqen duke u puthur në buzë, vajza e Ornela Mutit ndez rrjetin me fotot nudo

Vajza e aktores së njohur italiane, Ornela Muti, Naike Rivelli bën pjesë tek ato femra që nuk njeh tabu.

21:07
Trump thotë se virusi është ‘i mirë’ pasi nuk i duhet të shtrëngojë dorën me mbështetësit ‘pisanjosë’

Një ish-këshilltare e zv. Presidentit të SHBA, Mike Pence ka thënë se fundmi se Donald Trump pohonte se pandemia e koronavirusit ‘mund të jetë diçka e mirë’ pasi nuk është më i detyruar të shtrëngojë duart me mbështetësit e tij ‘pisanjosë’.

21:01
Miçigani, një shtet fushëbeteje në zgjedhjet presidenciale

Miçigani është njëri nga disa shtetet e ashtuquajtura fushë-betejë që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

20:54
Ar për masat/ Objektivi i bursës në Singapor

A do t’ju pëlqente të kishit lingotat tuaja personale të arit që mund t’i admironi dhe të bëni madje edhe selfie me to. Me koronavirusin që po shton kërkesën për asete të sigurta në të cilat investitorët të hedhin paratë, një bursë në Singapor po ofron atë që e konsideron një mënyrë të lehtë për të shtënë në dorë metalin e çmuar.

20:50
KE: Rezultatet e testit për Covid-19 nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë

Rezultatet e testit për koronavirusin e ri nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë, me qëllim mundësimin e një gjurmimi real të kontakteve të mundshme, tha sot Komisioni i BE-së.

20:49
Surpriza që përloti botën/ E veshur me fustan të bardhë, vajza befason nënën e sëmurë me kancer në shtratin e spitalit (FOTO)

Ky është momenti emocionues, ku një nuse e veshur me të bardha zgjodhi të befasonte nënën e saj, e cila dergjej në shtratin e një spitali në Angli, si pasojë e një kanceri në mushkri.

20:40
Rruga e pakalueshme nga mjetet, nxënësit 1 orë në këmbë për të shkuar në shkollë

Banorët e fshatit Gjorgos, Cakran i janë drejtuar emisionit Fiks Fare pasi denoncojnë terrenin e vështirë të rrugës kryesore të këtij fshati. Ky shqetësim vihet në pah për shkak se këtë rrugë, nxënësit e përshkojnë dy herë në ditë për të shkuar dhe ardhur nga shkolla.

20:40
Cakaj mbyll vizitën dy ditore në Maqedoninë e Veriut, takohet me Xhaferrin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfundoi vizitën zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut duke zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

20:39
Milioneri blen tre Ferrari të njëjta nga €180 000 për tre vajzat e tij

Milioneri i naftës Femi Otedola ka treguar se është një njeri që nuk ka qejf t’i grumbullojë paratë e tij.

20:33
Kufizohet lëvizja për 13% të popullsisë së Madridit

Epiqendra e epidemisë Covid-19 në Spanjë, rajoni i Madridit njoftoi sot një kufizim të lirisë së lëvizjes për rreth 13% të popullsisë së tij në përpjekje për të frenuar shpërthimin e përhapjes së Covid-19.

20:31
Durrës/ Plagosen babë e bir në një lokal, 6 të shoqëruar nga policia

Babë e bir janë plagosur në një lokal në Durrës, pas një konflikti të çastit.

20:23
I rrezikohej përmbytja e shtëpisë nga defekti i ujësjellësit, Fiks Fare zgjidh problemin për 30 minuta

Një familje me 7 anëtarë rrezikohej të përmbytej nga një defekt i Ujësjellësit të Tiranës. Prej 7 ditësh, ata kishin shkuar në disa zyra të UKT, por pa iu zgjidhur problemi.

20:21
FOTO/ Irina rikthehet sërish, shfaqet me vajzën dhe fiton vëmendjen e të gjithëve

Të gjithë janë të afeksionuar pas modeles Irina Shayk, për bukurinë marramendëse që ajo ka dhe për profesionin që ushtron, por në dashuri, ajo është me të vërtetë e pafat.

20:14
Qëlluan në ajër në funeral/ Plumbi në rënie vret futbollistin

Futbollisti i njohur libanez Mohamed Atwi ka vdekur sot nga plaga e një plumbi, i cili binte pasi ishte qëlluar në ajër gjatë një funerali për viktimat e shpërthimit të portit të Beirut.

20:05
Kryeministri britanik: E pashmangshme vala e dytë e koronavirusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit “është në ardhje”.

20:04
Ç’po ndodh në Greqi? Njerëz të bllokuar nëpër shtëpi dhe makina të ngecura në rrugë nga cikloni (FOTOT)

Mëngjesin e kësaj të premte, cikloni “Ianos” goditi zonat perëndimore të Lamias në kufijtë me komunën e Makrakomi dhe rrugën Lamia – Karpenisi.

20:03
Futbolli me dy kontrata/ Sinan Idrizi: Absurde të mos paguhen taksat, bojkoti pa arsye

Nesër duhet të niste kampionati, por ekipet do të protestojnë duke nxjerrë të rinjtë në fushë.

20:00
Tirana dhe Shkëndija/ Dy skuadrat që vijojnë rrugëtimin në Europa League

Edhe me eliminimin e Tutës, Kukësit dhe Laçit Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë ende mundësi përfaqësimi në raundin e tretë dhe në play off të kupës Europa League.

19:58
Elbasan/ Digjet një makinë, nuk ka të lënduar

Elbasan- Një makinë është djegur pranë stacionit të trenit në Elbasan.

19:56
“Të rikthehen rezolutat ndaj Iranit”/Thirrja për OKB nga samiti i opozitës iraniane

Opozita iraniane, këtë të premte zhvilloi online samitin trans-atlantik mbi politikën ndaj Iranit, me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë amerikanë, parlamentarë nga Evropa, nga Shqipëria dhe Lindja e Mesme, për të diskutuar mbi masat represive të regjimit te Teheranit brenda vendit dhe kërcënimin që përbën ai për lindjen e mesme dhe pjesën tjetër të botës.

19:51
Fshati vetëm me burra/ Prej tre dekadash asnjë dasmë. Nuset nuk shkojnë sepse nuk ka rrugë

Në shoqërinë tonë shkesi ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet.

19:50
Rama: Nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin për Çmimin Nobel

Në intervistën për “DW” kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me propozimin që ka bërë deputeti norvegjez që presidentit të SHBA-së, Donald Trump t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen.

19:48
“Mësimi po bëhet i mangët”/ Ekspertët e arsimit: Orët e shkurtuara nuk mjaftojnë

Me nisjen e vitit të ri shkollor, 143 shkolla nuk pritën nxënësit. Për shkak të dëmtimeve që prej tërmetit të 26 nëntorit, më 14 shtator ata u transferuan në disa godina të tjera arsimore, duke krijuar edhe më shumë vështirësi për procesin mësimor pandemik.

19:46
Përfaqësuesit e Trump i ofruan faljen Assange në këmbim të identitetit të ‘spiunit’ mes demokratëve

Sot në seancën gjyqësore në Londër ndaj kreut te WikiLeaks Julian Assange, u tha se i ishte kërkuar identiteti i burimit të informacioneve negative për kapin elektoral të Hillary Clinton.

19:44
Eksportet në rënie/ Gjatë muajit gusht rënia më e madhe

Eksportet kanë vijuar përmirësimin edhe gjatë gushtit, por mbeten ende shumë larg niveleve të një viti më parë.

19:43
Rama për DW: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica nuk merr pjesë në zgjedhje

Në një intervistë për “Deutsche Welle” kryeministri  Edi Rama ka folur mbi çështjen nëse do të krijohet një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve.

19:40
Rama: S’ka rrezik për negociatat! Me ndryshimet kushtetuese bëmë gjënë e duhur për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama tha për DW se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.

19:35
Kur do ta marrë Shqipëria datën për fillimin e Konferencës Ndërqeveritare? Flet kryeministri Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për DW, foli për një datë të mundshme për konferencën për negociatat.

19:32
Hoqi prangat dhe u hodh nga kati i tretë, si i shpëtoi shqiptari burgut serb

Atleti nga Kosova Fikret Shatri, ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

19:17
Amal Clooney heq dorë si përfaqësuese e Britanisë prej shkeljes së marrëveshjes së Brexit

Amal Clooney, avokatja e aktivistja e profilit të lartë për të drjetat e njeriut, ka dhënë dorëheqjen si përfaqësuese e veçantë e Britansië për lirinë e medias, në formë proteste ndaj vendimit të Londrës për shkelje të ligjit ndërkombëtar me vendimin për tregun e brendshëm pas Brexit.

19:17
Gjermania: Nuk është në interesin e Bullgarisë të pengojë anëtarësimin e Shkupit në BE

Gjermania, që kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, vlerëson se problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duhet të përfshihen në kornizën negociuese për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian.

19:09
Danimarka shtrin kufizimet antiCovid-19 në të gjithë vendin

Danimarka do të shtrijë kufizimet antiCovid-19, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa shtesë, pas një rritjeje të dukshme të rasteve.

19:08
Hidhërim, puthje e surprizë/ Çfarë ndodhi në takimin e Anës dhe Fatjonit në “PërPuthen”

Pjesa e dytë e takimit mes Anës dhe Fatjonit mori një rrjedhë ndryshe.

19:00
Emrat e nënave afgane do të përfshihen në dokumentet e identifikimit të fëmijëve

Nënave afgane do t’iu përfshihen emrat në dokumentet e identifikimit të fëmijëve të tyre, pas disa vjetëve të fushatave nga mbrojtësit e të drejtat e grave.

18:58
Përputhen/ Ana replikon ashpër me Mevlanin: Nuk të bën k**vë veshja

Takimi i Anës dhe Fatjonit, më shumë se sa për atë çfarë ndodhi, u komentua në studio për veshjen të konsideruar si të ekzagjeruar nga djemtë e tjerë.

18:56
KQZ-ja e Re/ Ish-kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkon të rikthehet, ja kush janë kandidatët e tjerë

U mbyllën sot aplikimet për vendet vakante për KQZ-në e re.

18:52
Librat e rrallë të grabitjes spektakolare në Londër, gjenden në bodrumin e fshatit në Rumani

Një koleksion librash të rrallë me vlerë rreth 3 milionë euro të vjedhur tre vjet më parë në një magazinë në Londër, janë gjetur së fundmi në Rumani.

18:46
“PërPuthen”/ Ana dhe Fatjoni në takim, djemtë nisin kritikat: E gjitha ishte e rreme…

Me kalimin e ditëve “PërPuthen” po bëhet edhe më dinamike.

18:44
Balla thirrje opozitës: Koha të votojmë Kodin Zgjedhor, listat do jenë 100% të hapura

​Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “ Facebook” për vendimin e marrë nga Këshilli Politik ditën e sotme për hapjen e listave të kandidatëve me 100%.

18:40
​Veliu akuzon ish-shefin e tij: Kurti nuk pranoi të ndalonte punën e kazinove në Karaçevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se shumë kazino në Karaçevë të Kamenicës janë ndërtuar në kohën e Qeverisë Kurti. Madje, sipas Veliut në kohën kur po udhëhiqte këtë ministri në qeverinë Kurti, kishte kërkuar nga Albin Kurti që të ndalojnë këtë veprimtari, por që i njëjti nuk kishte pranuar. Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, duke thënë se Veliu po gënjen.

18:40
Tërmeti i fortë shkund Greqinë!

Një tërmet i fortë është ndjerë në Greqi.

18:34
Nga porno tek femrat e preferuara, pedagogu zbulon “spiunin” që e vëzhgon gjithë kohën

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” ishte i ftuar pedagogu Rezart Prifti.

18:32
45 orë me vrap Prishtinë – Tiranë, Fikreti: Humba ndjenjat dy herë!

tleti nga Kosova, Fikret Shatri, ndërmori një nga sfidat më të vështira në jetë, të përshkonte me vrap rrugëtimin nga Prishtina deri në Tiranë.

18:30
Ish-mikja më e mirë e Kim Kardashian, 46 vjeç, “nxeh” rrjetin me foto nga shtrati

Mosha për Larsa Pippen është thjesht një numër!

18:25
Trump nuk do të jetë fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkak Covidi

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë personalisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, për shkak të pandemisë së coronavirusit – e cila ka ndikuar në mënyrën e ndërveprimit mes udhëheqësve botërorë.

18:18
Paketa “Antishpifje” në Top Talk: Cukalli nuk na dëgjon njeri. Luarasi boll me fjalë, duhet një draft alternativ

Paketa “Anti Shpifje”, u iniciua thuajse një vit më parë nga qeveria shqiptare, për të shërbyer si një rregullator për median më së shumti atë online. Por miratimi i këtij ligji hasi kundërshti të shumta nga grupet e interesit dhe gazetarë të ndryshëm. “Top Talk” e riktheu edhe njëherë në vëmendje këtë paketë, e për ta trajtuar më gjerë këtë paketë, të ftuar ishin pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi dhe aktivisti Koloreto Cukalli.

18:15
​PDK: Rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë pas hyrjes së trupave të ushtrisë serbe javë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Sipas kësaj partie, edhe pas këtij provokimi nga Serbia, qeveritarët nuk e kanë prishur komoditetin e tyre. Për çka thonë se do të duhej që ky incident të diskutohej në Bruksel dhe Uashington.

18:14
Erdogan: Tërheqja e mjetit eksplorues turk, tregon vullnetin e mirë drejt Greqisë

Vendimi për tërheqjen e plaformës detare turke të eksplorimit të naftës e gazit ilustron vullnetin e mirë të Ankarasë për zgjidhjen e çështjeve reciproke në Mesdheun Lindor, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

18:13
Porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Kush është Erion Alibej, i arrestuar më parë bashkë me të vëllanë e vrarë për drogë

Policia e Elbasanit njoftoi më herët se ka kapur 34-vjeçarin Erion Alibej që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

18:06
Seuli padit kishën/ Kontriboi në përhapjen e coronavirusit, i kërkon 4 milionë dollarë dëmshpërblim

Zyrtarët lokalë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seuli, kanë njoftuar se do të kërkojnë 4 milionë dollarë dëmshpërblim nga kisha, për shkak të pengimit të përpjekjeve për përcjelljen dhe testimin e njerëzve me coronavirus.

17:58
Drejtori i FBI-së: Rusia nuk heq dorë nga ndërhyrja në zgjedhje

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald Trump.

17:49
Kremlini i konsideron “absurde” raportimet për gjurmë të Noviçokut në shishen e Navalnyt

Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri tjera perëndimore thonë se është helmuar me agjent nervor, ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi.

17:45
Porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Arrest me burg për 34-vjeçarin (emri)

Policia e Elbasanit njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë kriminale të 34-vjeçarit Erion Alibej që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

17:41
Gafa e OFL! I dërgon formular shqiptarit të ISIS, vrarë në Siri

OFL i dërgoi formularin e justifikimit të pasurisë Shkëlzen Dumani, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”.

17:38
Duka letër publike Ramës: Është momenti të përdorësh pushtetin tënd për t’i dhënë fund ngërçit në futboll

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama në lidhje ,me atë çfarë po ndodh me futbollin në Shqipëri.

17:37
Barka me emigrantë zbarkon në plazhin nudist britanik, plazhistët e zhveshur u ofrojnë pije të nxehta (foto)

Rreth 80 nudistë në plazhin e Hastings në lindje të Anglisë u surprizuan dje kur një barkë me 10 emigrantë nga Franca fqinje zbarkoi para tyre.

17:33
16 foto që tregojnë se bota ka akoma shumë për të na treguar

Mund të duket sikur bota nuk ka më gjëra të mahnitshme për të eksploruar.

17:32
Pas ndarjes Miley nuk “përmbahet”, shfaqet topless në Instagram (FOTO)

Pak kohë më parë Miley Cyrus i dha fund lidhjes me Cody Simpson.

17:27
Tiago, zyrtarisht lojtari i Liverpulit

Liverpul ka kompletuar nënshkrimin e Tiago Alkantaras nga Bajern Munih për shifrën e 27 milionë paundëve.

17:26
Koronavirusi i futi “frikën në palcë”/ Lojtarët e ekipit gjerman ruajnë distancën nga kundërshtarët dhe humbasin 37 me zero

Një ndeshje futbolli thuajse surreale është zhvilluar në Gjermani. Ekipi amator Ripdorf, i cili luan në një nga ligat amatore të futbollit gjerman, u “shkatërrua” duke u mundur me rezultatin 37-0, pasi lojtarët e saj ruanin distancën nga kundërshtarët sepse kishin dëgjuar që disa prej tyre ishin të infektuar me virusin korona.

17:19
Sondazhi zbulon dilemat e amerikanëve rreth vaksinës

Pothuajse gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind e tyre, thanë se ata pa dyshim ose ndoshta, nuk do ta bënin vaksinën ndaj koronavirusit nëse do të ishte e disponueshme sot, ndërsa 51 për qind thanë se do ta bënin atë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore Pew, zhvilluar më parë gjatë këtij muaji. 49 për qind e amerikanëve të cilët anojnë drejt refuzimit përmendën si shqetësim kryesor efektet anësore të vaksinës.

17:18
Emri surprizë! Ja kë propozon Rama për postin e Komisionerit të Lirisë së Medias në OSBE

Burime nga OSBE Vienë i thanë Top Channel se kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.

17:15
Tre të rinj dënohen me gjymtim gishtash për vjedhje në Iran

Irani njoftonte sot se ka dënuar tre të rinj me gjymtim të katër gishtave, për krimin e vjedhjes.

17:09
Ministrja Barjami në Uashington, merr mbështetje nga Banka Botërore

Në Uashington D.C, Ministrja e Financave Hykmete Bajrami bisedoi me Bankën Botërore për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

17:08
Erdoğan: Anija kërkimore e Turqisë do të vazhdojë misionin në Mesdheun Lindor

Anija e Turqisë për kërkimin e energjisë Oruç Reis do të kthehet në misionin e saj në Mesdheun Lindor pas përfundimit të punës së mirëmbajtjes, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton(AA).

17:05
Cakaj në Shkup, takime me Grubin dhe Dimitrov: Bashkëpunim politik për procesin e anëtarësimit në BE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Shkup, u takua edhe me dy Zëvendëskryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Nikola Dimitrov.

16:58
Infektoi të paktën 23 persona me virus në klubet e natës, rrezikon 10 vite burg ushtarja amerikane

Ushtarja amerikane Yasim Adil, është infektuar me COVID-19, e virusin vrasës ajo ja ka transmetuar edhe 23 personave në Gjermani, e për këtë rrezikon të dënohet me 10 vite burg, shkruan Daily Mail.

16:58
​8 viktima dhe 144 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore. Ndërsa janë shënuar 144 raste të reja.

16:54
Opinion: Ekstremistë të djathtë tek policia – Armiq të shtetit në uniformë

Sërish policia gjermane tronditet nga një skandal. Por reagimet nuk sinjalizojnë, se po merret seriozisht dimensioni i katastrofës nga politika dhe policia, mendon Hans Pfeifer.

16:52
SHBA/ Virusi që transmetohet nga mushkonjat kërcënon banorët në Michigan

Shteti federal Michigan në SHBA po lufton me një virus vdekjeprurës përveç COVID-19, virus ky që prek kuajt dhe mund të ketë infektuar një person.

16:47
SHBA-ja do të ndalojë shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat në 48 orë

Platformat sociale, TikTok dhe WeChat do të ndalohen në tregjet amerikane të aplikacioneve nga dita e diel, përveç nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pajtohet për ndonjë marrëveshje të minutës së fundit.

16:42
PE: Pas 5 nëntorit nuk e njohim më Lukashenkon si president

Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione europiane ndaj presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko, në të njëjtën kohë duke dënuar shtypjen e dhunshme të demonstruesve.

16:39
Pamjet satelitore nxjerrin zbuluar Kim Jong-un, ja s’e çfarë po përgatitet të bëjë (FOTO)

Pamjet e marra nga satelitët tregojnë për një aktivitet disi të dyshimtë në vendin e mbyllur të Koresë së Veriut.

16:33
Vendet e Kuintit bëjnë thirrje që të kundërshtohet çdo përpjekje për të zhvlerësuar Gjykatën Speciale të Kosovës

Ambasadorët e vendeve të Kuintit u kanë bërë thirrje të premten, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata Speciale), si dhe të sigurojnë që këta trupa të kryejnë detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

16:28
Kapet në Rusi pedofili vrasës i dy bijave të vogla të së dashurës

Është kapur sot në Rusi pedofili i dyshuar për vrasjen e përdhunimin e dy vajzave të mitura të së dashurës së tij një ditë më parë, në ngjarjen qe shokoi vendin.

16:26
Tetë të vdekur, 144 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e V.

Tetë të vdekur, 144 të infektuar dhe 97 të shëruar, është bilanci i së premtes i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

16:26
Manastirliu dhe Spiropali në qendrën shëndetësore në Rrogozhinë: Rritje e konsiderueshme e pagave për të gjithë mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se 600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite

16:22
Thaçi i jep ‘Urdhrin e Lirisë’ presidentit Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e SHBA-së për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

16:13
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 125 raste te reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 125 raste te reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19.

16:08
Prishet statuja e peshqve “pornografikë” në Marok pas ankesave të vendasve se dukej si organ gjenital

Punonjësit në Marok morën sot levat e çekicët për të shkatërruar një statujë të kontestuar peshqish që ka shkaktuar një fushatë të gjerë talljesh e zemërimi në rrjetet sociale.

16:02
​VV tregon pse nuk e votuan rezolutën për dialogun, kërkon sërish votën e PDK-së për mocionin

Shefet e disa grupeve parlamentare janë duke zhvilluar një takim për ta harmonizuar rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, i cili nuk arrit të kaloj sot në seancën e Kuvendit meqë nuk kishte kuorum, kështu ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, por që nuk ka treguar se shefet e cilave grupe janë takuar.

15:49
Cikloni Janos godet Greqinë/ Dëme në ishujt e detit Jon. Rrezikohen edhe 50 refugjatë

Dëmet e para janë raportuar në Greqinë perëndimore si rezultat i ciklonit të rrallë mesdhetar që ka goditur rajonin, por për fat deri tani nuk ka pasur të lënduar.

15:41
Osmani, Gjykata Speciale/ Çon në Hagë kërkesën e Thaçit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka nisur një letër kryetares së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, letër Ekaterina Trendafilovas, rreth kërkesës së paraqitur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbi ndryshimet kushtetuese lidhur me mandatin e këtyre Dhomave që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale.

15:40
Kryqëzimi i rrezikshëm i Cërrikut/ Në rrugën me trafik të rënduar kalojnë edhe shumë këmbësorë, shumica fëmijë

I quajtur kryqëzimi i Cërrikut, ky është një nga akset më të rrezikshme të qytetit të Elbasanit.

15:34
5 pika kontrolli në Lezhë/ Policia hyn në banesa dhe lokale, ndalohen 3 persona të shpallur në kërkim

“Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit”, bën me dije Policia e Lezhës.

15:34
Mjekët: Të rrezikuar nga covid! Të infektuarit paraqiten pranë qendrave shëndetësore për mjekime

Pacientët me covid të cilët trajtohen nga mjeku i familjes shpesh shkojnë në qendra shëndetësore për të bërë serume, për analiza gjaku apo trajtime të tjera për shkak të pamundësisë për të paguar një infermiere tu shkojë në shtëpi. Por ai duhet të kalojë në të  njëjtin korridor me paciente te tjerë që shkojnë për probleme te tjera shëndetësore.

15:33
Kosovë/ ​4 viktima dhe 57 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

15:25
Në fshatin e domateve të “arta”/ Shëngjergji i Tiranës, banorët e kultivojnë varietetin autokton

Vetëm 40 km larg Tiranës kultivohet domatja e famshme e Shëngjergjit. Ky fshat ndodhet mbrapa Malit të Dajtit dhe atij me Gropa. Të gjithë banorët e kësaj krahine kultivojnë domaten e rralle autoktone. Fermerët e zonës thonë se me shijen e rrallë të kësaj domateje abuzojnë të gjithë tregtarët e zonës. Por kujdes domaten e Shëngjergjit ose ndryshe domaten e lartësive e gjejmë vetëm në tre muaj të vitit.

15:23
Dështon mbledhja e këshillit politik mes socialistëve dhe opozitës, rikthyer edhe tonet e ashpra

Socialistët erdhën në këshillin politik me propozime konkrete, që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.  Ata propozojnë listën e kandidatëve 100% e hapur dhe se Kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale.

15:19
Al Bano, prapë ankesa/ S’më del pensioni 1470 euro!

“Me 1470 euro pension, nuk paguaj dot as kafetë e miqve”; Al Bano Carrisi i është rikthyer ankesave për pagesën, nje polemikë kjo e nisur kohë më parë, por që këngëtarin nuk e lë të qetë.

15:17
Hetim për “gjakmarrje dhe drogë”/ Atentati me bombë, merren në pyetje disa persona

Në vendngjarjen ku pak ditë më parë shpërtheu  në ecje automjeti me të cilin udhëtonte Preng Gjini nuk ka më gjurmë. Por gjurmët që prokuroria po ndjek për të zbuluar autorët e atentatit me të dëmtuar Gjinin,  janë mbi 27 kamera të siguruara deri më tani në të gjithë Tiranën si dhe  efektet e përplasjes me fisin Reçi.

15:15
NASA me detyrë të re/ Reklama kozmetike nga hapësira

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka shërbyer prej dy dekadash si laboratori më unik në botë, duke u kthyer në vendin e qindra eksperimenteve shkencore, e duke pritur një pas një ekuipazhet e astronautëve.

15:10
Zaev për vaksinën: Greqia e gatshme të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zoran Zaev rrëfeu se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur i gatshëm që Greqia të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën kundër Covid-19, me qëllimin që të përshpejtohet procesi.

15:05
Italia, zgjedhjet lokale/ Avancon ekstremi i djathtë

Të dielën dhe të hënën, në shtatë rajone të Italisë mbahen zgjedhjet lokale- testi i parë i madh elektoral ky për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit.

15:04
Meta kërcënon mazhorancën/ Presidenti: Po më shkarkuan, shpërndaj Parlamentin

Presidenti Ilir Meta iu rikthye deklaratave me ton kërcënues dhe ultimativ ndaj Edi Ramës të ngjashme me ato të protestës së 2 Marsit. Kreu shtetit nuk u kursye të përmend tog-fjalëshin grusht-shteti.