Në fshatin e domateve të “arta”/ Shëngjergji i Tiranës, banorët e kultivojnë varietetin autokton

18/09/2020 15:25

Vetëm 40 km larg Tiranës kultivohet domatja e famshme e Shëngjergjit. Ky fshat ndodhet mbrapa Malit të Dajtit dhe atij me Gropa. Të gjithë banorët e kësaj krahine kultivojnë domaten e rralle autoktone. Fermerët e zonës thonë se me shijen e rrallë të kësaj domateje abuzojnë të gjithë tregtarët e zonës. Por kujdes domaten e Shëngjergjit ose ndryshe domaten e lartësive e gjejmë vetëm në tre muaj të vitit.

Por në Shëngjergj nuk gjen vetëm perime këtu shumë stane me dhi janë ngritur në malet përreth. Unë ndodhem në shtëpinë e Xhelal Muçës i cili ka 20 kokë dhi. Të gjithë qumështin e bagëtisë së imët ai e dërgon tek baxhoja e fshatit.

Top Channel