NASA me detyrë të re/ Reklama kozmetike nga hapësira

18/09/2020 15:15

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka shërbyer prej dy dekadash si laboratori më unik në botë, duke u kthyer në vendin e qindra eksperimenteve shkencore, e duke pritur një pas një ekuipazhet e astronautëve.

Por tani, NASA, një nga operatorët kryesorë të këtij stacioni, po përpiqet të organizojë aktivitetin më të madh të biznesit në bordin e tij. Më vonë gjatë këtij muaji, 10 shishe të një serumi të ri për lëkurën nga Estée Lauder do të prezantohen nga atje lart.

Astronautët e NASA-s pritet t’i filmojnë artikujt në ambjentin me mungesë graviteti të stacionit dhe kompania do të jetë në gjendje t’i përdorë ato plane në fushatat e saj reklamuese apo në material të tjera promovimi. Detajet e projektit u raportuan më së pari nga revista Neë Scientist.

Nëse pamjet përdoren në një reklamë, ajo nuk do të ishte reklama e parë e filmuar në kozmos dhe nuk do të përbënte as të parën herë që NASA punon me reklamues të korporatave. Por do të shënojë një nga rastet me profilin më të lartë të saj për realizimin e pamjeve me gravitet zero të një produkti.

Top Channel