Dëmet e para janë raportuar në Greqinë perëndimore si rezultat i ciklonit të rrallë mesdhetar që ka goditur rajonin, por për fat deri tani nuk ka pasur të lënduar.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias ka deklaruar mëngjesin e së premtes  se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt e Jonit si Zakynthos, Qefaloni dhe Itakë dhe ekipet komunale në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës po punojnë për të riparuar rrjetin.

Erëra të fuqishme me shpejtësi 80 km në orë kanë goditur  përveç ishujve të Jonit dhe Ahainë perëndimore. Gjithashtu reshjet të denduar janë regjistruar në Itakë (86 mm), por për shkak të ndërprerjes së gjatë të energjisë shumë stacione meteorologjike nuk raportuan të dhëna të reja pas orës 4 të mëngjesit.

Brigadat e zjarrfikësve kane raportuar për thirrjet emergjente te qytetareve ne tre ishuj e Jonit pasi ka pasur peme te shkulura,  ose te thyera nga fuqia e erës ,barka te mbytura dhe disa zona banimi ku pa pasur permbytje.

Gjithashtu  një barke me rreth 50 migrantë  ka humbur kontrollin ne zonën detare midis Katakolos dhe Kyparissia, ndërsa për shkak të erërave të forta asnjë anije shpëtimi nuk mund ti afrohet.

Shërbimi I mbrojtjes civile ka paralajmëruar që cikloni mesdhetar i quajtur” Ianos”  i cili po lëviz drejt Greqisë perëndimore, në gadishullin e Peloponezit dhe më pas do  të prekë Greqinë qendrore, do te vazhdoje të godasë vendin  deri të dielën në mëngjes, ndërsa orët e ardhshme deri në mëngjesin e së shtunës janë orët më kritike.

Top Channel