Një familje me 7 anëtarë rrezikohej të përmbytej nga një defekt i Ujësjellësit të Tiranës. Prej 7 ditësh, ata kishin shkuar në disa zyra të UKT, por pa iu zgjidhur problemi.

Familja Selimi kontaktoi me emisionin “Fiks Fare”, duke kërkuar ndihmë. Dhe, brenda 30 minutash, gazetarët e emisionit investigativ zgjidhën problemin. Mimoza Selimi tha se shkak i përmbytjes ishte prishja e një puset uji e komshiut. “Shtëpia është bërë det, na rrjedh gjithë ai ujë. Ky është ujë i pijshëm. P

rit se po vijnë, asnjëri. Na thanë do ta dërgojnë, do e dërgojnë, po hiç. Se çan kokën njeri, ç’të bëjmë. Ky ujë rrezikon thelemin e shtëpisë. Ne jemi 7 vetë në këtë shtëpi, kjo dy pëllëmbë themel ka, janë me qerpiçë” tha ajo, duke pohuar se ujë s’ka 24 orë, por 3 herë në ditë. “Tani na buron 24 orë” thotë ajo. Pas ankesës, gazetarët telefonojnë inxhinieri, i cili premton se nesër do të zgjidhet problemi. “Nesër e ke të rregulluar”, thotë disa herë, ndërsa pohon se nuk mund ta rregullojë menjëherë problemin, pasi është me një defekt tjetër.

Pyetjes së familja kishte një javë pa zgjidhje, ai tha se vetëm 24 orë më parë ishte njoftuar. Pas këtij premtimi, gazetarët shkojnë të nesërmen në mëngjes, për të parë nëse është rregulluar apo jo problemi. Defekti ishte riparuar. Djali i zonjës thotë se defekti u rregullua 30 minuta pasi grupi i xhirimit të Fiks Fare ishte larguar nga shtëpia në fjalë. Fatmirësisht, në oborr nuk kishte ujë, as burime. “Faleminderit Fiks Fare! 1 javë sorollatje dhe fiksi e zgjidhi për 30 minuta. Faleminderit” tha ai.

Top Channel