Socialistët erdhën në këshillin politik me propozime konkrete, që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.  Ata propozojnë listën e kandidatëve 100% e hapur dhe se Kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale.

Qytetari voton partinë/koalicionin dhe 1 kandidat preferencial. Vota preferenciale propozojnë socialistët, ndryshon renditjen e listës ndërsa  Pragu minimal për koalicionet është 3%. Ndërsa Koalicioni, subjekt zgjedhor që garon në zgjedhje  dorëzon listën shumë emërore.

Përfaqësuesit e Opozitës jashtparlamentare nuk pranuan ti diskutojnë propozimet e Damian Gjiknurit.

“Ajo që po kërkojmë ne është pikërisht gjetja e një zgjidhje të pranueshme konsensuale. Partia Socialiste insiston që të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakordësuar për 17 vjet deri me datë 21 korrik 2020. Për këtë ka mosdakordësi dhe ne kërkojmë zyrtarisht nga Partia Socialiste që nëpërmjet Këshillit ti drejtohemi OSBE-ODIHR.”

Ngulmimin e opozitës për të përfshirë ODIHR, Damian Gjiknuri e quajti bllokim me dashje nga opozita të këshillit.

“Ky është një konflikt i stisur. Opozita e bojkotoi mbledhjen që të mbajë peng ndryshimet kushtuese për të krijuar krizë artificiale për qëndrimet e tyre. Përtej shtatorit ky proces nuk mund të shtyhet më pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër. Ne kemi ide konkrete, le të vijnë me ide. Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushteutese, ne duhet të flasim në Kod për koalicionet.”

Edhe Rudina Hajdari kundërshtoi propozimet e socialistëve.

“Listat do të jenë totalisht të mbyllura, i bëj thirrej Partisë Demokratike pasi po bën një hap mbrapa. Ajo që po bëjnë sot është një truk për ti mbajtur listat e mbyllura, i them PS-së që të reflektojë për propozim.

Por si do të veprojë shumica qeverisëse për këto ndryshime të nevojshme në kodin zgjedhor?

“Me 20 shtator i çojmë parlamentit draftin”

Top Channel