Në studion e emisionit “Ftesë në 5” ishte i ftuar pedagogu Rezart Prifti.

Në studio po flitej mbi rrjetet sociale, ndikimin që kanë ata tek ne dhe si ne i përdorim këto instrumente.

Gjatë bisedës Prifti i etiketoi rrjetet sociale si “perëndia”, duke shtuar se ata dinë gjithçka për ne duke përfshirë edhe gjërat më intime.

 

“Frika më e madhe që mund të kesh ti është që dikush të di çfarë ke në kokë. Facbook-u, Google, janë “perëndia” jonë për sot, sepse dinë më të zezat. Dinë ku shohim porno, kur e shohim pornon, çfarë femrash duam. Kjo nuk është se ne jemi të përdorur apo të shitur, por është e tillë dinamika botërore dhe do e bësh. Nuk të intereson nëse ai e dinë dhe do e bësh, sepse kështu funksionon tregu modern”, u shpreh Prifti.

Top Channel