Prishet statuja e peshqve “pornografikë” në Marok pas ankesave të vendasve se dukej si organ gjenital

18/09/2020 16:08
Një nga ankuesit thoshte: “Njerëzit në Kenitra kërkuan ndryshime ndërsa ata sollën këta peshq pornografikë”.

Punonjësit në Marok morën sot levat e çekicët për të shkatërruar një statujë të kontestuar peshqish që ka shkaktuar një fushatë të gjerë talljesh e zemërimi në rrjetet sociale.

Statuja që tregon dy peshq ngjyrë rozë që dalin nga uji, ndodhet në në një rrethrrotullim në qytetin bregdetar të Mehdia.

Por sot ajo nisi të shkatërrohet pas një fushate ankesash, zemërimi, zbavitjeje e talljesh, teksa vendasit i quanin peshqit ‘statujë pornografike penisësh’.

Njerëzit në Kenitra e Mehdia u kishin kërkuar autoriteteve rinovim të qytetit dhe për këtë ata kishin sjellë statujën.
Një nga ankuesit thoshte: Njerëzit në Kenitra kërkuan ndryshime ndërsa ata sollën këta peshq pornografikë”.

Zyrtarët e qytetit reaguan shpejt ndaj kësaj duke u distancuar nga sharjet. Ata shkruanin: “Duke reaguar ndaj ankesave të qytetarëve po shkatërrohet statuja e dy peshqve në rrethrrotullimin e Mehdia. Duam të informojmë publikun e Kenitra se qyteti ynë nuk ka lidhje me këtë subjekt dhe se statuja ndodhet gjithsesi jashtë territorit të qytetit”.

FOTO GALERI
1/3
Statuja që tregon dy peshq ngjyrë rozë që dalin nga uji, ndodhet në në një rrethrrotullim në qytetin bregdetar të Mehdia.

Top Channel