“Me 1470 euro pension, nuk paguaj dot as kafetë e miqve”; Al Bano Carrisi i është rikthyer ankesave për pagesën, nje polemikë kjo e nisur kohë më parë, por që këngëtarin nuk e lë të qetë.

“Në pozicionin që kam, unë me kaq para nuk ia dal dot”, shprehet ai.

Për momentin, u është kushtuar tokave të veta dhe një programi në Spanjë. Hë për hë, muzikën e ka lënë.

“Asgjë nuk më frymëzon, ndiej vetem një trishtim të madh dhe mua nuk më vjen për shtat që t’i këndoj trishtimit. E kam bërë në të kaluarën dhe tani po përpiqem ta shmang. Jam në pauzë edhe nga muzika. Pastaj, çfarë muzike të bësh sot? Është koha e rap-it dhe kur dëgjoj se çfarë gjërash të dhunshme këndojnë, nuk e di, më mirë e lëmë fare”, është shprehur ai.

Pandemia e preku dhe Albanon e bizneset e tij. Këngëtari pretendon më shumë vëmendje nga qeveria, por ankesat e artistit nuk janë pritur mirë nga të gjithë, sidomos kur ka njerëz me rrogën më të ulët se pensioni i tij.

Top Channel