OFL i dërgoi formularin e justifikimit të pasurisë Shkëlzen Dumani, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”.

Por që prej vitit 2014 Shkëlzen Dumani është vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Vrasja e Dumanit atë kohë është raportuar gjerësisht në media.

Familjarë të Shkëlzen Dumanit i konfirmuan në një bisedë telefonike Top Channel vdekjen e tij.

OFL përpara se të bënte dërgesën e formularit do ta mësonte vdekjen e Dumanit nëse minimalisht do të konsultohej me drejtorinë e Antiterrotit në SHISH dhe atë në Policinë e Shtetit të cilët kanë një dosje të vecantë për Shkëlzen Dumanin.

Top Channel