Sherri që rezultoi fatal!/ U plagos bashkë me të birin, ndërron jetë në spital 39-vjeçari. Autori në Tiranë tek Trauma (emrat)

18/09/2020 21:27

Ka ndërruar jetë në spital 39-vjeçari Armando Baboçi i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal në Durrës pas një sherri të çastit.

Nuk është ende i qartë motivi i ngjarjes, po fillimisht babë e bir janë konfliktuar me autorin duke përdorur fillimisht sende të forta, si shkop bejzbolli dhe mjete rrethanore e më pas palët kanë nxjerrë armët.

I plagosur ka mbetur dhe i dyshuari si autor i ngjarjes, Erik Totozi. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa 19-vjeçari Erald Gjini është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autori i dyshuar po i ndiqte teksa lëviznin me automjet dhe kur ata kanë ndaluar ka nisur përleshja fizike, që ka përfunduar në përdorim armësh dhe vdekjen e njërit prej personave të përfshirë në konflikt.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.13, në Durrës dhe në polici u shoqëruan 6 shtetas.

Top Channel