Mjekët: Të rrezikuar nga covid! Të infektuarit paraqiten pranë qendrave shëndetësore për mjekime

18/09/2020 15:34

Pacientët me covid të cilët trajtohen nga mjeku i familjes shpesh shkojnë në qendra shëndetësore për të bërë serume, për analiza gjaku apo trajtime të tjera për shkak të pamundësisë për të paguar një infermiere tu shkojë në shtëpi. Por ai duhet të kalojë në të  njëjtin korridor me paciente te tjerë që shkojnë për probleme te tjera shëndetësore.

“Jam me astmë erdha të marr mjekimin . Ja me maskë dezinfektat . Kemi shumë frikë kemi”

Por përveç pacientëve edhe vetë personeli mjekësor është i rriskuar . Në qendrën shëndetësore nr 10 trajtohen aktualisht 26 pacientë pozitiv me covid.

“Kemi që 26 që vijnë për injeksione , dehidrim e trajtime të tjera . Kemi kabinet të veçantë.”

Po a riskojnë pacientët e tjerë?

“Jo se kohë qëndrimi i tyre është i shkurtër”

Infermieri që i shërben pacienteve me covid ka thjeshtë një veshje letre të cilën e ka mundësuar vetë qendra shëndetësore. Pra ato nuk janë furnizuar siç ndodh me dy spitalet”

“Pavarësisht sakrificës që po bëjnë mjekët e familjes dhe infermierët në qendra shëndetësore ata nuk përmenden askund për shpërblim siç ndodh me epidemiologet apo mjekët në dy spitalet covid . Ndonëse janë të riskuar në çdo moment të punës së tyre.

Top Channel