Amal Clooney heq dorë si përfaqësuese e Britanisë prej shkeljes së marrëveshjes së Brexit

18/09/2020 19:17

Amal Clooney, avokatja e aktivistja e profilit të lartë për të drjetat e njeriut, ka dhënë dorëheqjen si përfaqësuese e veçantë e Britansië për lirinë e medias, në formë proteste ndaj vendimit të Londrës për shkelje të ligjit ndërkombëtar me vendimin për tregun e brendshëm pas Brexit.

Duke denuncuar qëllimet e kryeministrit Boris Johnson për të shkelur traktatin e detyrimeve ndërkombëtare të Britanisë në kontekstin e Brexit, ajo e quajti sjelljen e qeverisë “për të ardhur keq”.

Në letrën e saj për ministrin e jashtëm Dominic Raab, Amal shkruante: “U çudita kur mësova se qeveria kërkon të kalojë një legjislacion për tregun e brendshëm, i cili nëse zbatohet është shkelje e traktatit ndërkombëtar me pranimin e vetë qeverisë.”

“Gjithashtu u habita të mësoj se megjithse qeveria e quan këtë shkelje ‘specifike dhe të kufizuar’ Britania po shkel një taktat ndërkombëtar të nënshkruar prej saj më pak se një vit më parë”.

Clooney tha se ishte përmbajtur nga dorëheqja kur u publikuan detajet e ligjit të ri një javë më parë, por nuk kishte pasur alternativë kur nuk iu dhanë garanci për ndryshimin e politikave.

Ajo shtonte: “Jam e zhgënjyer që duhet ta bëj këtë pasi kam qenë krenare për reputacionin e Britanisë si kampione e rendit legjislativ ndërkombëtar dhe e kulturës së ‘fair play’ por për fat të keq kjo pozitë nuk mund të mbahet më prej meje”.

FOTO GALERI
1/3
Amal Clooneyka dhënë dorëheqjen në formë proteste ndaj vendimit të Londrës për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Top Channel