06:37
Mësoni si të hiqni ujin e tepërt nga trupi në disa hapa
Uji luan një rol kyç në organizmin e njeriut, pasi rreth 60% e trupit përbëhët nga kjo substancë. Në morinë e njerëzve që shqetësohen për peshën e tyre, janë edhe ata që përjetojnë ndjesinë e fryrjes dhe rëndesës. Fryrja e trupit mund të shkaktohet edhe nga sasia e tepërt e ujit që ndodhet në trupin tuaj. Megjithëse në pamje të parë duket si diçka e pa rrezikshme fryrja e trupit nga uji mund të jetë serioze. Njihet si shenjë anësore e sëmundjes së edemës, problemeve të zemrës, mëlçisë apo veshkës. Tek femrat kjo ndjesi rëndesë shfaqet shumë gjatë dhe pas shtatzanisë.