Denaj në “Open”: Administrimi fiskal vetëm nëpërmjet sistemeve

23/09/2020 23:04

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha mbrëmjen e sotme në “Open” tha se administrimi fiskal ka devijime dhe ka gropa që janë përfituar ndër vite dhe mund të vëzhgohet vetëm nëpërmjet sistemeve.

Sipas saj gjobat janë vetëm një mjet dhe se asgjë nuk mund të rregullohet me hetim tatimor.

Rritja e kontributeve që janë llogaritur në ISSH është 1.3 miliardë lekë. Sado 9% thotë Basha, 0.5 është një fakt tani. Administrimi fiskal, ka devijime, ka gropa që janë përfituar ndër vite, ata kanë bërë evazion. Ka 9 mijë që përfitojnë sot, nuk bëhet dot me hetim tatimor. Vendosja e gjobave është një mjet, bëhet në çdo moment. Bëhet nëpërmjet sistemeve, që nuk do të shkojnë për të vëzhguar çdo biznes”, tha Denaj.

Top Channel